FIM nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Next Plus

16 Janar 2025
SHARE

FIM ka lidhur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë Next Plus.  Qëllimi i këtij memorandumi është dakordimi në mes të dy palëve që të sigurohet praktikë me pagesë për studentët e FIM, fuqizimin e lidhjeve mes akademisë dhe industrisë, duke krijuar mundësi për studentët që të kenë kontakt me profesionistë dhe eksperte të industrisë për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të zgjeruar mundësitë e karrierës si dhe sigurimi i mbështetjes financiare dhe logjistike për organizimin e aktiviteteve akademike, si konferenca dhe simpoziume, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale të studentëve dhe stafit të fakultetit.

Next Plus është kompani lidere në ofrimin e produkteve teknologjike dhe zgjidhjeve inxhinierike, të përshtatura për të përmbushur nevojat e bizneseve në epokën digjitale si dhe e vetmja kompani në Kosovë e cila mban statusin Silver Partner nga Autodesk dhe rishitëse e autorizuar e softuerëve CGS Labs, Studi Ars, Microsoft, Adobe, Sofistik, Radimpex, PoëerPath, V-ray, Tëinmotion etj.