Sot më 26 Nëntor 2024, Dekani i FIM, Prof. Mirlind Bruçi së bashku me prodekanet Arlinda Alimehaj Rrecaj dhe Bukurije Hoxha janë pritur në një takim nga kryeshefi ekzekutiv i Operatori i Sistemit, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT, Evetar Zeqiri. Në këtë takim u përafruan pikat kyçe të një bashkëpunimi që do të ndodhë në ditët në vijim në mes të dy institucioneve. Ndër pikat të cilat ishin me interes që u diskutuan në këtë takim përfshijnë:
- Ofrimi i praktikave profesionale dhe shkencore për nevojat studentëve,
- Përfitime të bursave për studentë,
- Bashkëpunimi në kryerjen e kërkimeve, shkëmbimin e të dhënave me qëllim të nxjerrjes së publikimeve të përbashkëta profesionale dhe shkencore, si:
- Shkëmbimi i hapësirave, infrastrukturës dhe pajisjeve laboratorike të FIM për evenimente dhe tjera dhe projekte të përbashkëta,
- Angazhim në certifikimin e produkteve dhe pranueshmërisë së pajisjeve në vend dhe fabrika .
- Rekrutimi dhe përzgjedhja e studentëve nga UP-FIM për qëllime kërkimore dhe Shkencore, etj.