FIM ka nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin ”Shqipe Luzha Heroi

26 Nëntor 2024
SHARE

Javën që shkoi FIM nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin “Shqipe Luzha Heori”.
Në nderim të frymës pioniere të Shqipe Luzha Heroi, gruas së parë të diplomuar në Inxhinieri Mekanike në Kosovë, Universiteti vitin e kaluar ka themeluar Bursën ‘Shqipe Luzha Heroi’. Për nder të ditëlindjes së Shqipe Luzha Heroi familja e saj ka dhuruar me dashamirësi një bursë që synon mbështetjen e studentëve femra në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike vitin e kaluar ndërsa këtë vit ofron tre bursa. Bursa Shqipe Luzha Heroi është më shumë se një program ndihme financiare; është një festë e diversitetit, një njohje e përsosmërisë akademike dhe një angazhim për të formuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse për fushën e inxhinierisë mekanike. Ne i shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt familjes Heroi për bujarinë dhe vizionin e tyre dhe mezi presim të dëshmojmë ndikimin pozitiv që kjo bursë do të ketë në jetën e shumë inxhiniereve femra aspiruese në vitet në vijim. Urojmë që kjo iniciative të shërbej si model për bashkëpunimet e ardhshme dhe të krijoj terrenin për përpjekje të ngjashme në disiplina të ndryshme. Le të bashkohemi për të nderuar trashëgiminë e Shqipe Luzha Heroit duke vazhduar të hapim rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më gjithëpërfshirëse në arsimin inxhinierik.