Bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim të Karrierës
Bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim të Karrierës https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,77. Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike bashkëpunon ngushtë me Qendrën për Zhvillim të Karrierës (QZHK) të Universitetit të Prishtinës në: identifikimin e nevojave të tregut të punës dhe kompetencave profesionale, zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësive të punësimit për studentët dhe të diplomuarit, përfshirjen e punëdhënësve në aktivitete të orientimit dhe këshillimit në karrierë, mbështetjen e iniciativave për punësueshmëri dhe tranzicion nga studimet në tregun e punës. Ky bashkëpunim synon krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm të karrierës brenda njësive akademike.