Roli dhe Funksioni
Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ka rol këshillues dhe rekomandues, duke kontribuar në: zhvillimin dhe rishikimin e programeve të studimit, harmonizimin e kurrikulave me nevojat e tregut të punës, identifikimin e trendeve të reja akademike dhe profesionale, përmirësimin e përgatitjes profesionale të studentëve, forcimin e bashkëpunimit me sektorin publik dhe privat.