Fjala Përshëndetëse e Dekanit

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof. Mirlind Bruçi vlerëson rolin strategjik të Trupës Këshillëdhënëse si një mekanizëm thelbësor bashkëpunimi ndërmjet universitetit, tregut të punës dhe partnerëve të jashtëm. Kontributi i saj jo-fitimprurës, i bazuar në vullnet dhe përkushtim profesional, ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin akademik, përditësimin e programeve të studimit dhe rritjen e punësueshmërisë së studentëve. Bashkëpunimi me industrinë dhe institucionet përkatëse mbetet prioritet strategjik, ndërsa mbështetja institucionale për Trupën Këshillëdhënëse rikonfirmohet si pjesë e angazhimit për cilësi dhe zhvillim të qëndrueshëm.