Prespektiva e studentit_Mekatronikë_MSc

Mekatronikë (MSc) - Versioni shqip

Institucioni: Universiteti i Prishtinës

Njësia Akademike: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Programi Studimor: Mekatronikë

Niveli i Studimeve: Master

Numri i ECTS: 120

Pasqyra e perspektivës së studentit për këtë program studimor në Universitetin e Prishtinës synon të ilustrojë mundësitë e punësimit dhe të studimeve të mëtejshme pas përfundimit të studimeve. Kjo qasje nxit universitetin të theksojë rolin e tij në përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar, të cilët mund të përballojnë kërkesat e tregut të punës, si në nivel vendor, ashtu edhe ndërkombëtar, dhe të kontribuojnë në zhvillimin e industrisë dhe hulumtimeve shkencore.

Nr.

Titulli i Pozitës së Mundshme

Lloji i Punës / Roli

Sektori i Punësimit në Kosovë

Mundësia për Studime të Mëtejshme

1

Inxhinier Mekatronik

Projektim dhe zhvillim i sistemeve komplekse inteligjente

Kompani prodhuese, Industria robotike, Startups teknologjike

Programet doktorale (PhD) në Mekatronikë, Robotikë, AI

2

Inxhinier Robotikë

Robotë industriale dhe autonome

Robotikë industriale, Shërbimi i robotëve, R&D

PhD në Robotikë, Sisteme autonome, Inteligjencë artificiale

3

Inxhinier Automatizimi

Sisteme dhe kontroll i avancuar

Fabrika dixhitale, Sistemet e prodhimit inteligjent

PhD në Automatizim dhe Sisteme Industriale

4

Inxhinier Integrim Teknologjik

Integrim mekanik, elektronik dhe softuerik

R&D, Startups, Institucione hulumtuese

PhD në Mekatronikë, Sisteme të Avancuara, Inovacion

Përspektiva e punësimit për të diplomuarit: Të diplomuarit në programin Master në Mekatronikë kanë mundësi të gjera për punësim në pozita të avancuara në industrinë e robotikës, automatizimit, sistemeve të prodhimit inteligjent dhe kërkimit shkencor. Ata mund të udhëheqin projekte ndërdisiplinore, të zhvillojnë sisteme komplekse dhe të integrojnë teknologji të reja në zgjidhje inovative. Studimet Master gjithashtu hapin rrugën për specializime akademike dhe programe doktorale (PhD).