Rezultatet e të nxënit_TER_MSc
Rezultatet e të nxënit janë të përcaktuara në përputhje me misionin dhe objektivat strategjike të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe janë të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe praktikat më të mira evropiane të arsimit të lartë. Prandaj, pas përfundimit me sukses të studimeve Baçelor në programin Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme, studenti do të jetë në gjendje të:
- Të kryejnë punë profesionale, inovative dhe kërkimore (përshkruajnë dhe formulojnë në mënyrë analitike problemet dhe zgjidhjet në sektoret e inxhinierisë e termike dhe të ripërtëritshme të energjisë);
- Të analizojnë dhe menaxhojnë funksionimin e sistemeve të ngrohjes/ftohjes qendrore, lokale dhe individuale;
- Të zgjedhin dhe analizojnë energjinë e ngrohjes dhe impiantet e ngrohjes qendrore dhe alternativat e pajisjeve që të justifikojnë treguesit e tyre teknik dhe ekonomik;
- Të njohin dhe të dimensionojnë sistemet e ndryshme energjetike të bazuara në burime të ripërtëritshme të energjisë
- Të vlerësojnë llojet e energjive dhe lëndëve djegëse, shumëllojshmërinë, cilësinë dhe opsionet e përdorimit të materialeve të zbatueshme të ndërtimit dhe izolimit;
- Të marrin vendime të pavarura, të respektojnë etikën profesionale dhe të avancojnë zhvillimin profesional të tyre;
- Të marrin përgjegjësinë dhe të menaxhojnë dhe organizojnë punën individuale dhe ekipore;
- Të kryejnë llogaritjet, vizatimet dhe të projektojnë sistemet e ndryshme në fushën e termoenergjetikës dhe të energjisë së ripërtëritshme;
- Të mbikëqyrin sistemet e ngrohjes qendrore dhe strukturën e centraleve termoenergjetike (parimet fizike dhe teknike të funksionimit, kushtet e punës dhe kërkesat e sigurisë);
- Të kryejnë matjet dhe llogaritjet termodinamike, hidraulike dhe aerodinamike që kanë lidhje edhe me kalibrimin, verifikimin dhe testimin e pajisjeve teknologjike.