Rezultatet e të nxënit_Komunikacion rrugor_MSc
Studentët që do të përfundojnë programin e studimit të nivelit Master në Inxhinierinë e Komunikacionit rrugor, fitojnë kompetenca të përgjithshme si:
- Aftësia për të identifikuar dhe vërtetuar lidhjet shkak-pasojë;
- Aftësia për të parashikuar dhe vlerësuar pasojat e zgjidhjeve (masave) të planifikuara;
- Zotërimi i metodave, procedurave dhe metodologjive të hulumtimit;
- Zhvillimi i gjykimit kritik dhe autokritik, duke përfshirë reflektimin etik dhe shoqëror;
- Aftësia për të përdorur njohuritë në praktikë dhe autonomia në punën profesionale;
- Zhvillimi i aftësive të komunikimit, veçanërisht komunikimi me ekspertë dhe specialistë të inxhinierisë së komunikacionit dhe ekspert të fushave të tjera;
- Aftësi për të bashkëpunuar dhe punuar në grup në një mjedis ndërkombëtar.
Studentët që do të përfundojnë programin e studimit të nivelit Master në Inxhinierinë e Komunikacionit rrugor, fitojnë kompetenca specifike si:
- Analiza dhe vlerësimi i proceseve në sistemin e komunikacionit;
- Sinteza e ngjarjeve në sistemin e transportit, dhe veçanërisht integrimi i njohurive të transportit me nënsistemet e tjera të rëndësishme shoqërore, si dhe vlerësimi i efekteve të sistemit të transportit në mjedis, hapësirë, ekonomi, demografi.
- Zhvillimi i planeve të lëvizshmërisë së qëndrueshme (SUMP); pasi që fitojnë njohuri për planifikimin e lëvizshmërisë, rrugët dhe transportin si një nga komponentët kyç të qëndrueshmërisë zhvillimin e shoqërisë (në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar);
- Përgatitja e studimeve të komunikacionit; për të cilat kanë njohuri për origjinën (gjenerimin)
dhe shpërndarjen e flukseve të trafikut, njohuri për karakteristikat e flukseve të trafikut në lidhje me kapacitetin e rrugëve dhe mjeteve të transportit si dhe njohja e metodave dhe teknikave të planifikimit, modelimit, vlerësimit dhe parashikimit në komunikacion;
- Përgatitja e studimeve për ndikimin e transportit në mjedis; pasi kanë njohuri për ndërveprimet ndërmjet mjedisit, hapësirës, shëndetit, ekonomisë dhe transportit;
- Zhvillimi i koncepteve dhe studimeve të sigurisë, auditimit si dhe inspektimeve të sigurisë në komunikacionin rrugor; pasi kanë njohuri për shkaqet, pasojat, mundësitë dhe mënyrat e veprimit për të garantuar sigurinë në komunikacion.
- Planifikimi, zhvillimi dhe implementimi i teknologjive të transportit në industrinë e pajisjeve të transportit, si dhe në sistemin e transportit dhe logjistikes,
- Projektimi, zhvillimi dhe zbatimi i sistemeve inteligjente të transportit (ITS) në praktikë;
- Organizimi i aktiviteteve të transportit në transportin e udhëtarëve dhe mallrave, përfshirë transportin e mallrave të veçanta dhe mallrave të rrezikshme,
- Përgatitja e bazave profesionale për planifikim hapësinor;
- Përgatitja e programeve, planeve të funksionimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të transportit.