Prespektiva e studentit_Mekatronikë
Mekatronikë (BSc) - Versioni shqip
Institucioni: Universiteti i Prishtinës
Njësia Akademike: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Programi Studimor: Mekatronikë
Niveli i Studimeve: Bachelor
Numri i ECTS: 180
Pasqyra e perspektivës së studentit për këtë program studimor në Universitetin e Prishtinës synon të ilustrojë mundësitë e punësimit dhe të studimeve të mëtejshme pas përfundimit të studimeve. Kjo qasje nxit universitetin të theksojë rolin e tij në përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar, të cilët mund të përballojnë kërkesat e tregut të punës, si në nivel vendor, ashtu edhe ndërkombëtar, dhe të kontribuojnë në zhvillimin e industrisë dhe hulumtimeve shkencore.
|
Nr.
|
Titulli i Pozitës së Mundshme
|
Lloji i Punës / Roli
|
Sektori i Punësimit në Kosovë
|
Mundësia për Studime të Mëtejshme
|
|
1
|
Inxhinier Mekatronik
|
Projektim dhe zhvillim i sistemeve inteligjente
|
Kompani prodhuese, Industriale, Robotikë
|
Master në Mekatronikë, Robotikë, AI dhe Sisteme të Avancuara
|
|
2
|
Inxhinier Automatizimi
|
Sisteme dhe kontroll i thjeshtë
|
Fabrika dixhitale, Industria e Prodhimit
|
Master në Automatizim dhe Sisteme Industriale
|
|
3
|
Inxhinier Robotikë
|
Robotë shërbimi dhe lëvizës
|
Robotikë industriale, Startups teknologjike
|
Master në Robotikë, Sisteme autonome, AI
|
|
4
|
Inxhinier Integrim Teknologjik
|
Integrim mekanik, elektronik dhe softuerik
|
Industriale, Startups, Hulumtim dhe Zhvillim (R&D)
|
Master në Mekatronikë, Sisteme të Avancuara, Inovacion
|
Përspektiva e punësimit për të diplomuarit: Të diplomuarit në programin Bachelor në Mekatronikë kanë mundësi të gjerë punësimi në sektorë të ndryshëm industrialë dhe teknologjikë. Ata mund të angazhohen në zhvillimin e sistemeve inteligjente, robotikë industriale dhe shërbimi, automatizim të proceseve, integrim të sistemeve elektronike dhe mekanike, si dhe në pozita kërkimore dhe zhvillimore. Programi gjithashtu krijon bazën e nevojshme për vazhdimin e studimeve në nivel Master dhe specializime të avancuara në Mekatronikë, Robotikë, AI dhe Sisteme të Avancuara Industriale.