Rezultatet e të nxënit_Mekatronikë

Programi i Studimit: Mekatronikë – BSc

Rezultatet e të nxënit janë hartuar në përputhje me misionin dhe objektivat strategjike të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe janë të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe praktikat më të mira evropiane në arsimin e lartë. Pas përfundimit me sukses të studimeve të nivelit Bachelor në programin e Mekatronikës, studenti do të jetë i aftë të:

  1. Zbatojë njohuritë themelore të matematikës, fizikës dhe informatikës për modelimin, analizimin dhe zgjidhjen e problemeve inxhinierike që lidhen me sistemet mekatronike.
  2. Kuptojë dhe interpretojë vizatimet teknike dhe të përdorë mjetet CAD, si SolidWorks, për projektimin e komponentëve dhe sistemeve mekanike.
  3. Demonstrojë njohuri mbi materialet mekanike dhe elektrike, mekanikën teknike dhe elementet e makinave për të projektuar dhe analizuar komponentë në sisteme mekatronike.
  4. Analizojë dhe zbatojë algoritme dhe struktura të dhënash për sisteme të integruara dhe zhvillim softuerik në aplikime inxhinierike.
  5. Projektojë dhe kontrollojë sisteme dinamike duke përdorur parimet e dinamikës së sistemeve, teorisë së kontrollit dhe teknikave të matjes.
  6. Përdorë njohuritë e qarqeve elektrike, elektroteknikës dhe lëvizësve elektrikë në zhvillimin e sistemeve inteligjente mekatronike.
  7. Zbatojë njohuri nga hidraulika dhe pneumatika, termodinamika dhe sistemet e energjisë për funksionimin dhe kontrollin e sistemeve të automatizuara.
  8. Kuptojë teorinë e prodhimit, parimet organizative dhe rolin e teknologjive të informacionit në sistemet moderne të prodhimit.
  9. Zbatojë zgjidhje programimi me gjuhë si Python dhe të kuptojë rolin e IoT në aplikimet moderne inxhinierike.
  10. Punojë në mënyrë efektive në ekipe multidisiplinare, të komunikojë qartë informacionin teknik dhe të zbatojë standarde etike e profesionale në praktikën inxhinierike.
  11. Përdorë mjetet softuerike inxhinierike, përfshirë ato të automatizimit dhe simulimit, për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara mekatronike.
  12. Ndjekë zhvillimin e vazhdueshëm profesional për t’u përshtatur me përparimet teknologjike në fushën e mekatronikës, automatizimit dhe sistemeve të energjisë.