Rezultatet e të nxënit_TER

Rezultatet e të nxënit janë të përcaktuara në përputhje me misionin dhe objektivat strategjike të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe janë të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe praktikat më të mira evropiane të arsimit të lartë. Prandaj, pas përfundimit me sukses të studimeve Master në programin Termoenergjetike dhe Energji të Ripërtëritshme, studenti do të jetë në gjendje të:

  • Të jetë në gjendje për të demonstruar të kuptuarit kritik të teorive dhe koncepteve kyçe të lidhura me fushën e Termoenergjetikës dhe energjisë së ripërtëritshme;
  •  Zhvillojë aftësitë praktike në ndërtimin, projektimin dhe zbatimin e sistemeve Termoenergjetike dhe të energjisë së ripërtëritshme;
  • Të ketë njohuri praktike për një seri të impianteve termoenergjetike dhe sistemeve moderne të shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë
  • Të ketë njohuri praktike për mënyrën e projektimit të impianteve termoteknike;
  • Të njoh dhe zbatojë procedurat e planifikimit dhe dizajnimit të sistemeve të energjisë së ripërtëritshme
  • Të jetë në gjendje të integrohet shpejtë dhe të demonstroj kompetencën e nevojshme në ambientin punues të ndërmarrjeve në fushën e termoteknikës dhe të energjisë së ripërtëritshme
  • Të demonstroj lidership dhe të aftësi menaxheriale në procesin e vendimmarrjeve lidhur me përzgjedhjen dhe zbatimin e projekteve kosto-efektive në fushën e Termoteknikës dhe energjisë së ripërtëritshme,
  • Të dëshmojnë aftësi për trajtimin e problemeve inxhinerike nga fusha e Termoenergjetikës dh energjisë së ripërtëritshme, në ndërveprim me fushat tjera të afërta siç janë ekonomia inxhinierike dhe teknologjia informative
  • Të praktikoj kulturën e bashkëpunimit profesional jo vetëm me profesionit të fushës së Termoenergjetikës dhe energjisë së ripërtëritshme por edhe me ekspertët e fushës së ekonomisë, të fushës ligjore dhe të fushave sociale;
  • Të demonstroj kompetencë profesionale brenda grupeve punues nëpër institucione publike të ngarkuara me përgjegjësi të planifikimit dhe të miratimit të dokumenteve të veprimit dhe dokumenteve strategjike në fushën e energjisë
  • Të dizajnoj dhe hartoj procedurat e sigurimit të të dhënave të nevojshme për planifikimin dhe menaxhimin e proceseve në fushën e Termoteknikës dhe energjisë së ripërtëritshme.
  • Të kryejnë punë profesionale, inovative dhe kërkimore (përshkruajnë dhe formulojnë në mënyrë analitike problemet dhe zgjidhjet në sektoret e inxhinierisë e termike dhe të ripërtëritshme të energjisë);
  • Të analizojnë dhe menaxhojnë funksionimin e sistemeve të ngrohjes/ftohjes qendrore, lokale dhe individuale;
  • Të zgjedhin dhe analizojnë energjinë e ngrohjes dhe impiantet e ngrohjes qendrore dhe alternativat e pajisjeve që të justifikojnë treguesit e tyre teknik dhe ekonomik;
  • Të njohin dhe të dimensionojnë sistemet e ndryshme energjetike të bazuara në burime të ripërtëritshme të energjisë
  • Të vlerësojnë llojet e energjive dhe lëndëve djegëse, shumëllojshmërinë, cilësinë dhe opsionet e përdorimit të materialeve të zbatueshme të ndërtimit dhe izolimit;
  • Të marrin vendime të pavarura, të respektojnë etikën profesionale dhe të avancojnë zhvillimin profesional të tyre;
  • Të marrin përgjegjësinë dhe të menaxhojnë dhe organizojnë punën individuale dhe ekipore;
  • Të kryejnë llogaritjet, vizatimet dhe të projektojnë sistemet e ndryshme në fushën e termoenergjetikës dhe të energjisë së ripërtëritshme;
  • Të mbikëqyrin sistemet e ngrohjes qendrore dhe strukturën e centraleve termoenergjetike (parimet fizike dhe teknike të funksionimit, kushtet e punës dhe kërkesat e sigurisë);
  • Të kryejnë matjet dhe llogaritjet termodinamike, hidraulike dhe aerodinamike që kanë lidhje edhe me kalibrimin, verifikimin dhe testimin e pajisjeve teknologjike.

 

Objektivat e programit Termoenergjetikë dhe energji e ripërtëritshme përfshijnë:

  • Fitimi i njohurive nga ana e studenteve për pajisjet, teknologjitë si dhe proceset e ndryshme të prodhimit, konvertimit, akumulimit dhe shfrytëzimit të energjisë nga burimet konvencionale dhe të ripërtëritshme energjetike
  • Fitimi i njohurive për vlerësimin, dimensionimin, matjen, monitorinimin dhe hulumtimin e proceseve të ndryshme energjetike duke përshirë analizat teknike, ekonomike dhe mjedisore
  • Fitimi i njohurive përkatëse sa i përket hulumtimeve të avancuara të cilat i shërbejnë zgjidhjeve të qëndrushme energjetike të komitetit lokal dhe më gjerë
  •  Avancimi i mëtutjeshëm i punës praktike dhe hulmtuese të studenteve dhe lidhshmëria e tyre me mësimdhënien
  • Përgatitja e studenteve për hulumtime dhe studime të mëtutjeshme në fushën e shkencave termike dhe burimeve të ripërtëritshme energjetike