Prespektiva e studentit_TER

Institucioni: Universiteti i Prishtinës
Njësia Akademike: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Programi Studimor: Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtëritshme

Niveli i studimeve: Bachelor

Numri i ECTS: 180

Pasqyra e perspektivës së studentit për programet studimore të Universitetit të Prishtinës ka për qëllim të reflektojë mundësitë e përgjithshme të punësimit dhe studimeve të mëtejshme pas përfundimit të studimeve. Kjo qasje ndihmon universitetin të theksojë rolin e tij në përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar, të cilët janë të aftë të përmbushin kërkesat e tregut të punës vendor dhe ndërkombëtar.

Përspektiva e punësimit për të diplomuarit

 

 

Nr.

Titulli i Pozitës së Mundshme                

Lloji i Punës / Roli                

Sektori i Punësimit në Kosovë                  

Mundësia për Studime të Mëtejshme                    

 

 

1

Inxhinier i Makinerisë – HVAC

Projektim, instalim dhe mbikëqyrje të sistemeve të ngrohjes, ftohjes, ventilimit dhe klimatizimit

Kompani private HVAC, kompani ndërtimi

Master në Inxhinieri Mekanike, Termoteknikë dhe Termoenergjetikë

 

 

2

Projektues HVAC (HVAC Designer)

Hartim i projekteve të sistemeve të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit (AutoCAD)

Kompani projektimi HVAC, zyre projektuese

Master në Inxhinieri Mekanike, Termoteknikë dhe Termoenergjetikë

 

 

3

Inxhinier i Energjisë së Ripërtëritshme

Projektimi dhe mbikëqyrja e sistemeve fotovoltaike PV, solar-termal, erë, hidro, biomasë

Kompani të burimeve të energjisë së ripërtëritshme

Master në Inxhinieri Mekanike, Sistemet e energjisë së ripërtëritshme

 

 

4

Inxhinier Termoenergjetik / Inxhinier i Makinerisë në Impiante Termike

Mbikëqyrje e proceseve termike, furnizimit me avull, impianteve termike dhe termoelektrike

Termocentrale energjetike, industria

Master në Inxhinieri Mekanike, Termoteknikë dhe Termoenergjetikë

 

 

5

Inxhinier i Efiçiencës së Energjisë

Analiza e performancës energjetike të objekteve

Kompani projektuese, konsulente, organizata ndërkombëtare

Master në Inxhinieri Mekanike, Termoteknikë dhe Termoenergjetikë

 

 

6

Inxhinier i Sistemeve Termike Industriale

Projektim i sistemeve të avullit, ajrit të kompresuar, këmbimit të nxehtësisë

Industrinë ushqimore dhe prodhuese

Master në Inxhinieri Mekanike, Termoteknikë dhe Termoenergjetikë

 

 

7

Inxhinier i Mirëmbajtjes së Sistemeve Mekanike

Operim i sistemeve HVAC në institucione të mëdha

Aeroporti, spitale, qendra tregtare, fabrika, kompani tjera të mëdha

Master në Inxhinieri Mekanike, Termoteknikë dhe Termoenergjetikë