Rezultatet e të nxënit_Dizajn Inxhinierik dhe Automjete

Rezultatet e të nxënit janë të përcaktuara në përputhje me misionin dhe objektivat strategjike të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe janë të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe praktikat më të mira evropiane të arsimit të lartë. Prandaj, pas përfundimit me sukses të studimeve Baçelor në programin Dizajn Inxhinierik dhe Automjete, studenti do të jetë në gjendje të:

  1. Kuptojnë dhe zhvillojnë paraqitjen e konstruksioneve makinerike;
  2. Bëjnë incizimin dhe konstruktimin e makinave, të mjeteve, të pajisjeve dhe të elementeve;
  3. Njohin elementët përbërës të pjesëve të makinave;
  4. Bëjnë llogaritjet adekuate, për elementet dhe tërësitë e makinave dhe të pajisjeve;
  5. Bëjnë vizatimet tekniko - teknologjike dhe të përgatisë dokumentacionin teknik përcjellës për çdo makinë apo pajisje;
  6. Njohin metodat e dizajnimit makinerik;
  7. Njohin Statikën e konstruksioneve makinerike;
  8. Kuptojnë mekanikën e lëvizjes;
  9. Aplikojnë parimet e qëndrueshmërisë për pjesët dhe pajisjet;
  10. Aplikojnë teknologjinë kompjuterike;
  11. Njohin softuerëve përkatës;
  12. Njohin pajisjet e transportit industrial;
  13. Njohin pajisjet e mekanizimit;
  14. Të thellojë njohurit teorike nga lëmi i motoristikës dhe automjeteve;
  15. Mirëmbajnë automjetet;
  16. Njohin metodat e hulumtimit;
  17. Të thellojnë njohurit teorike nga lëmi i robotikës dhe të automatizojë procesin e prodhimit duke aplikuar manipulatorët apo robotët përkatës;