Rezultatet e të nxënit_Komunikacion dhe Transport

Rezultatet e të nxënit për program  përfshijnë:

  • Njohuri bazë për fenomenet dhe problematikat ekomunikacionit dhe transportit, mbrojtjes se mjedisit, sistemeve inteligjente, planifikimit, projektimit, mirëmbajtjes,mobilitetit etj;
  • Njohuri të përgjithshme nga informatika dhe shkencat e informacionit dhe ekonomia e projekteve te komunikacionit;
  • Ekspertizë bazë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit të infrastrukturës së transportit;
  • Ekspertizë bazë në fushën e auditimit dhesigurisë rrugore.

Rezultatet specifike të të nxënit përfshijnë:

  • menaxhimin e sistemeve të transportit në nivel qyteti dhe shteti në faza të ndryshme (planifikimi, porositja e shërbimeve, zbatimi, mirëmbajtja, kontrolli, garantimi i sigurisë dhe qëndrueshmëria ekonomike),
  • planifikimin e komunikacionit, dimensionimin e infrastrukturës së transportit, parashikimin e flukseve të komunikacionit në të ardhmen dhe përgatitjen e planeve për rregullimin e komunikacionit si dhe studimet/elaboratet e komunikacionit;
  • zhvillimin e strategjive të integruara të transportit, planeve të lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe analizave në fushën e sigurisë rrugore,
  • përgatitjen dhe organizimin e shërbimeve të transportit te udhëtarëve dhe mallrave,
  • zbatimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe mirëmbajtës së infrastrukturës rrugore,
  • përgatitjen e programeve të investimeve në fushën e transportit, komunikacionit dhe mobilitetit,
  • arritjen e njohuriveprofesionale për përpilimin e projekteve strategjike të infrastrukturës së transportit,
  • arritjen e aftësive profesionale për përgatitjen e vlerësimeve të ndikimit në mjedis dhe planeve hapësinore ne fushën e komunikacionit dhe transportit,
  • dizajnimin e pajisjeve dhe sinjaleve për sistemet e transportit.
  • njohjen e pajisjeve dhe teknikave “Smart” si dhe implementimin teknologjive ITS ne zgjidhjen e problemeve të komunikacionit dhe transportit.