Dokumentacioni për temat e diplomës Baçelor dhe Master

Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për projektpropozimin e temës master MSc :

· Kërkesa – Formulari F 1

· Certifikatën e notave –  (merret tek referentja për çështje të studentëve)

· Vërtetimin për statusin e studentit –  (merret tek referentët për çështje të studentëve)

· Projekt propozimi i punimit të temës master MSc–  (hartohet nga vet studenti në bashkëpunim me mentorin)

· Dokumentacioni i përgatitur arkivohet në Fakultet – zyra 424/1

 

Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për dorëzimin e draftit / vlerësimin e temës master

 

Pas përfundimit të punimit dhe lejimit të punimit për lidhje nga Mentori i emëruar, Studenti përgatitë këto dokumente:

· Formulari F2

· Drafti i temës së punimit në kopje elektronike e hapur (Word) dërgohet tek anëtarët e Komisionit dhe Shefi i Departamentit përkatës.

· Abstrakti i punimit (Shqip dhe Anglisht), në formë elektronike të hapur (Word) dërgohet tek Komisioni dhe sekretarja e Fakultetit.

· Deklarata e studentit për punë origjinale.

· Dokumentacioni i përgatitur arkivohet në Fakultet – zyra 424/1

 

Procedurat dhe dokumentet e nevojshme për dorëzimin e punimit të temës master :

· Diskutimi publik i temes pas aprovimit te punimit (7 dite diskutimi publik).

· Njoftimi për mbrojtje të temes se diplomes (5 dite para mbrojtjes)

· Paraqitja e provimit të diplomës në SEMS.

· Dorëzimi i punimit të temës së diplomës – 5 kopje të shoqëruara me dy CD dhe fletëpagesa e mbrojtës së diplomës dorëzohen në Fakultet – zyra 424/1.

Njoftimi zyrtar për mbrojtje të diplomës dhe Punimi i diplomës bëhen publike në faqen elektronike të Fakultetit.