“Si mendon një inxhinier?” – Ftesë për maturantët

07 Maj 2026
SHARE

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka kënaqësinë të lansojë fushatën informuese dhe promovuese për maturantët me titull “Si mendon një inxhinier?”, e cila synon të afrojë të rinjtë me botën e inxhinierisë mekanike dhe mundësitë e studimit në këtë fushë.

Në kuadër të kësaj fushate, ftohen të gjithë maturantët dhe të interesuarit që të vizitojnë nga afër ambientet e Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, duke përfshirë klasat mësimore dhe laboratorët modernë. Vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë personalisht personelin akademik dhe administrativ, të informohen drejtpërdrejt për programet e studimeve, si dhe të marrin përgjigje për çdo pyetje që lidhet me orientimin e tyre profesional.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është njësia më e vjetër e Universitetit të Prishtinës, me një traditë 59-vjeçare në arsimin e lartë në Kosovë. Aktualisht, fakulteti numëron rreth 850 studentë aktivë dhe ofron studime në nivelin bachelor dhe master, ndërsa së shpejti pritet të hapë edhe studimet e doktoratës.

Programet e studimit me akreditim ndërkombëtar përfshijnë:

Fakulteti krenohet me një shkallë punësimi prej 95% të të diplomuarve të tij, duke dëshmuar cilësinë dhe relevancën e programeve të studimit në tregun e punës. Gjithashtu, struktura e studentëve reflekton një përfshirje të qëndrueshme gjinore, me 43% studente femra dhe 58% studentë meshkuj.

Përmes bashkëpunimeve të vazhdueshme me institucione vendore dhe ndërkombëtare, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike garanton një përvojë studimore bashkëkohore dhe të orientuar drejt praktikës.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj përvoje dhe të zbuloni se si mendon një inxhinier!