Vizitë studimore tek Parku Industrial në Drenas

26 Maj 2022
SHARE

Sot me datë 25.05.2022, Prof. Dr. Arbnor Pajaziti, Shef i Departamentit të Mekatronikës së bashku me studentët e vitit të tretë të nivelit Bachelor - programi Mekatronikë dhe programi Dizajn Inxhinierik dhe Automjete (DIA) kanë realizuar një vizitë studimore në Parkun Industrial të Drenasit, përkatësisht në fabrikën për prodhimin e dyerve dhe mobileve shtëpiake LUMI.

Kjo vizitë studimore është zhvilluar në kuadër të lëndëve Rregullimi Inxhinierik i Pajisjeve dhe Robotët industrial, Dinamika e Makinave, Bazat e Mekatronikës dhe Teoria e Konstruktimit.

Nga udhëheqësit e fabrikës LUMI, u informuan në lidhje me funksionimin e makinave CNC, makinat tjera për përpunim të drurit, dizajnimi dhe prodhimi i pjesëve nga gjysmëfabrikatet me ç'rast studentëve u është ofruar mundësia që në këtë fabrikë të mund të kryejnë praktikën profesionale, vazhdim të pjesës praktike të punimit të diplomës, niveli Bachelor dhe mundësi punësimi.

Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë Menaxherin Z. Zenel Kelmendi për mikpritjen dhe informacionet e dhëna në detaje për funksionimin dhe mbarëvajtjen e punëve të fabrikës LUMI.