Mundësi punësimi nga KICK Group për tri pozita të lira për Inxhinier Dizajni në fushën e Makinerisë.

23 Janar 2024
SHARE

Kompania e njohur Gjermane KICK Group (https://kickgroup.de/en/) përmes degës së saj KICK Engineering & Manufacturing Kosovo në Prishtinë hap konkurs për tri pozita të lira për Inxhinier Dizajni në fushën e Makinerisë.

Detyrat tuaja:

  • Inxhinieringu i komponentëve, nën-sistemeve dhe sistemeve të makinave, veçanërisht në fushën e industrisë kimike (https://kaiser-pbt.com/en/), makinave për llamarina (https://www.ctechnik.de/en/), tharësve dhe kompresorëve të ajrit (https://ksi.eu/), dhe sistemeve transportuese (https://www.industriecompany.de/en/)
  • Dizajnimi 3D i komponentëve, nën-sistemeve dhe sistemeve
  • Krijimi i viztimit teknike dhe listave për materiale për prodhim
  • Zgjidhje efikase dhe innovative të problemeve tjera inxhinierike sipas nevojës

Profili juaj:

  • Apsolvent, diplomë BSc ose MSc nga fusha e Inxhinierisë Mekanike, Industriale, Mekatronike dhe të ngjashme
  • Përvojë në dizajnim të makinerive dhe sistemeve
  • Njohuri të përdorimit të softuerit Autodesk Inventor dhe AutoCAD Mechanical
  • Aftësi për të punuar në grup dhe gatishmëri për të punuar me departamente të ndryshme
  • Mënyrë e strukturuar e punës me një shkallë të lartë iniciative, si dhe mendim dhe veprim inovativ
  • Puna e pavarur dhe e përgjegjshme
  • Pasioni për zgjidhjet inovative teknologjike

Dokumentet për aplikim:

  • CV
  • Letër Motivuese

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike dhe duhet të dërgohet ne e-mail: [email protected] deri më 02.02.2024. Për më shumë infromacione do të zhvillohen sesione informuese në Fakultetet përkatëse për të cilën do të njoftoheni me kohë përmes e-mail.