Gazmend Shabaj

Gazmend Shabaj

Learning and Quality Officer

Nr.kontaktues:

3(0)38 552 126 ext. 101

1.   Zyrtar për mësim dhe cilësi, ka këto detyra dhe përgjegjësi:

1.1.   Pranon referatet për publikim në Buletinin e Universitetit të Prishtinës, kujdeset për dërgimin me kohë në rektorat, në biblioteka të departamenteve dhe në dekanat;

1.2.   Përcjell procedurën rreth emërimeve, riemërimeve, avancimeve të mësimdhënësve dhe angazhimit të bashkëpunëtorëve të jashtëm;

1.3.   Merr pjesë në përgatitjet për mbledhjet e Këshillit të Fakultetit dhe Komisionit për studime;

1.4.   Sipas nevojës dhe me autorizim të sekretarit të fakultetit, mban procesverbalin dhe harton ekstraktin e procesverbalit të mbledhjeve të Këshillit të Fakultetit dhe të organeve të tjera të fakultetit;

1.5.   Mbanë evidencë për mungesën nga puna të punëtorëve shkencorë mësimorë me rastin e shkuarjes në specializim ose qëndrim me karakter studimi;

1.6.   Në koordinim me prodekanin për mësimdhënie përpilon orarin e provimeve dhe i bën të gjitha ndryshimet në orar;

1.7.   Në koordinim me prodekanin për mësimdhënie i siguron lokalet për mbajtjen e ligjëratave dhe të provimeve;

1.8. Në bashkëpunim me prodekanin për mësim kujdeset për formimin e komisioneve vlerësuese për dhënien e provimeve për studentë;

1.9.   Përcjellë realizimin e orarit të ligjëratave, ushtrimeve, provimeve dhe formave të tjera të mësimit dhe për këtë i paraqet raport Këshillit të Fakultetit;

1.10.   I raporton dhe i përgjigjet prodekanit përkatës në aspektin operacional, ndërsa në aspektin administrativ Sekretarit të fakultetit.