Avdullah Jasiqi

Avdullah Jasiqi

Antarë

Nr.kontaktues:

/

Email: /

Avdullah Jasiqi është Udhëheqës i Divizionit të Forcës dhe Presionit në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Konstruksione Makinerike dhe Mekanizim, duke fituar titullin Master i Shkencave (MSc). Gjatë karrierës së tij të gjatë në administratën publike dhe në fushën e metrologjisë, ai ka zhvilluar një ekspertizë të konsoliduar në menaxhimin e laboratorëve, implementimin e standardeve ndërkombëtare ISO dhe zhvillimin e politikave teknike. Si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, ka udhëhequr proceset strategjike të institucionit, ka koordinuar njësitë profesionale dhe ka garantuar funksionimin e sistemeve të cilësisë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Përvoja e tij përfshin gjithashtu menaxhimin e Laboratorit të Forcës dhe Presionit dhe akreditimin e tyre me trupa ndërkombëtare te akreditimit, ngritjen e kapaciteteve teknike, pjesëmarrjen në iniciativa dhe projekte ndërkombëtare, si dhe përfaqësimin e Kosovës në organizata dhe forume profesionale të metrologjisë. Karrierën e ka nisur në fushën e trajnimeve profesionale dhe teknologjisë së informacionit, ku ka dhënë mësim ne arsimine mesëm të lartë, ka zhvilluar kurrikula dhe ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve institucionale si instruktor i Akademise Cisco, trajner IT dhe ekspert në hartimin e standardeve profesionale. Ai gërsheton aftësi të forta teknike, menaxheriale dhe arsimore, duke u pozicionuar si një profesionist i besueshëm në fushën e metrologjisë, cilësisë dhe zhvillimit profesional.