Jeton Veseli është themelues dhe CEO i Front Group, një kompani e specializuar në zgjidhje inovative për industrinë e ndërtimit dhe prodhimit me prezencë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Që nga viti 2009 ai ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të qëndrueshme dhe bashkëpunimeve me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë disa nga kompanitë më mëdha në botë të materialeve ndërtimore, EBRD dhe Komisionin Europian.
Ai ka përfunduar studimet në fushën e biznesit. Fokusi i tij kryesor është integrimi i teknologjisë moderne në industri dhe forcimi i lidhjes mes edukimit inxhinierik dhe sektorit privat.
Si anëtar i Trupës Këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ai kontribuon me përvojën e tij praktike nga industria për të mbështetur zhvillimin strategjik të programeve akademike.