Ismajl Baftijari është i diplomuar me Master në Ndërtimtari nga Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës. Me mbi dy dekada përvojë profesionale, është një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në fushën e planifikimit urban, zhvillimit hapësinor dhe integrimit të teknologjisë në sektorin publik e akademik.
Përvoja Profesionale
-
Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i INSI – Instituti për Shkencë dhe Teknologji (2010–sot)
INSI është një institut profesional që ofron shërbime në:
-
Hartimin e planeve zhvillimore komunale,
-
Planeve urbane dhe hartave zonale,
-
Planeve te Mobilitetit te Qendrueshëm Urban Studimeve Mjedisore
-
Sektorit të IT
-
studimeve teknike dhe shkencore për zhvillim urban, rajonal dhe ekonomik.
Publikime Profesionale
-
Bashkautor i katër librave udhëzues në fushën e planifikimit urban, të botuara nga UN-Habitat, si p.sh.:
“Inclusive and Sustainable Urban Planning: A Guide for Municipalities” (2007).
-
Autor i dhjetëra studimeve, planeve profesionale dhe udhëzimeve për planifikim hapësinor dhe zhvillim urban.
Krijimtari Letrar
-
Autor i disa veprave letrare dhe tri përmbledhjeve me poezi, ndër to:
• “Frymë e det” (Prishtinë, 2012),
• “Psalmë shpirti”,
• si edhe vëllimit “Giri I Zemrës”,dhe të tjera poetike të botuara në Kosovë.
Role, Angazhime dhe Arritje të Tjera
Lidership Evropian: Nënkryetar i grupit punues të EU STEM Coalition për Inteligjencën Artificiale në Arsim dhe Industri, duke kontribuar në avancimin e STEM dhe AI në nivel evropian.