Unë jam Besnik Vuça, i lindur më 10 shkurt 1990, me arsimim master Inxhinier i Mekatronikës. Karrierën time profesionale e kam zhvilluar për më shumë se 12 vite në industrinë e automatizimit industrial, ku jam specializuar në programimin dhe integrimin e sistemeve me PLC, automatizimin e linjave të prodhimit dhe implementimin e zgjidhjeve të avancuara duke aplikuar robot industrial.
Gjatë këtyre viteve, kam punuar në dhjetëra projekte të karakterit kompleks në fusha si prodhimi, përpunimi, energjetika dhe logjistika industriale, duke ndërtuar përvoja të thella në projektim, konfigurim dhe optimizim të proceseve automatike. Në proceset e punës kam bashkëpunuar ngushtë me inxhinierë, kompani prodhuese dhe ekipe zhvillimore, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, sigurisë dhe automatizimit të operacioneve industriale.
Jam themelues dhe drejtues i kompanisë Mechatroniks SHPK, kompani e cila merret ekskluzivisht me automatizimin e proceseve dhe linjave të prodhimit, integrimin e robotëve industrialë dhe zhvillimin e zgjidhjeve inteligjente për optimizimin e prodhimtarisë. Përmes kësaj kompanie kam udhëhequr projekte strategjike në nivel vendi dhe rajoni, duke sjellë teknologji të reja dhe standarde bashkëkohore në industrinë prodhuese.