Luljeta Hoxha Osmani

Luljeta Hoxha Osmani

Antarë

Nr.kontaktues:

/

Email: /

Luljeta Hoxha Osmani është arkitekte dhe eksperte në fushën e efiçiencës së energjisë, me një përvojë të gjerë mbi 20-vjeçare në projektim, ndërtim, auditim energjetik, menaxhim projektesh dhe mbikëqyrje të punimeve ndërtimore. Ajo ka kontribuar në dhjetëra projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të financuara nga WB, Banka Africane, BE, GIZ, MCC, KfW, KEE, komunat dhe institucione tjera publike.

Aktualisht është kandidate për doktoraturë në Universitetin “Ss. Cyril and Methodius” në Shkup, ndërsa vazhdon të udhëheqë projekte të rëndësishme në fushën e auditimit energjetik dhe renovimit në fushën e eficencës së energjisë në Kosovë.

Shkollimi

  • 2023 – në vazhdim
    Universiteti “Ss. Cyril and Methodius”, Shkup
    Kandidate për PhD në Fakultetin e Ndërtimtarisë.

  • 2017 – 2022
    Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
    Master Profesional në Efiçiencë të Energjisë.

  • 1998 – 2004
    Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
    Inxhiniere e diplomuar e Arkitekturës (Titull ekuivalent: Master i Arkitekturës).

Trajnime dhe Certifikime Profesionale

  • 2025 – Management and Administration of FIDIC Contracts Course (FIDIC Academy)

  • 2019 – EU-BIM England, Vlerësuese e certifikuar e ndërtesave ISBMExk

  • 2018 – Certifikim si Auditor i Energjisë (MED & Hrvoje Požar)

  • 2013 – Trajnim për Auditimin e sistemeve A/C dhe ngrohjes (MZHE & GIZ TÜV Rheinland)

  • 2010 – Trajnim për Auditorë të Energjisë (Danish Energy Management – KANTOR)

  • 2008 – Certifikim: Hyrje në Auditimin e Energjisë (EPTISA – EAR)

Fushat kryesore të ekspertizës

  • Auditimi i energjisë

  • Eficenca e energjisë në ndërtesa publike

  • Projektim dhe mbikëqyrje ndërtimore

  • Strategji të dekarbonizimit dhe planifikim energjetik

  • Menaxhim projektesh dhe procedura të tenderimit të BE-së