Sekretari është shef i zyrës administrative të fakultetit. Të gjitha çështjet profesionale, administrative dhe teknike në fakultet koordinohen nga sekretari i fakultetit.
Sekretari i fakultetit është përgjegjës që funksionet e caktuara të zyrës administrative të përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase.
Sekretari i fakultetit është anëtar i përhershëm i këshillit të fakultetit, pa të drejtë vote. Për punën e vet i përgjigjet dekanit dhe sekretarit të përgjithshëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë e sekretarit të fakultetit janë të rregulluara me statut dhe rregullore të UP. Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të fakultetit janë:
- Ndihmon Dekanin dhe prodekanët në punët e tyre;
- Përgatit dhe menaxhon dosjet personale të stafit dhe studentëve;
- Në bashkëpunim me prodekanin për mësime dhënie, prodekanin për kërkime shkencore dhe zyrtarin për mësim dhe cilësi, e përcjell dhe kujdesët për procedurën rreth zgjedhjeve dhe avancimeve të personelit akademik;
- Përgatit rekomandim dhe i sugjeron dekanit nxjerrjen e Rregullores rreth sistematizimit të vendeve të punës brenda zyrës administrative;
- Kryen detyrat e fakultetit që nuk bëjnë pjesë në fushën e punës së dekanit dhe prodekanëve;
- Jep mendim paraprak me shkrim për ligjshmërinë e propozimeve për akte të përgjithshme dhe individuale të miratuar nga organet udhëheqëse të fakultetit;
- Përgatitë versionet punuese të akteve normative të fakultetit;
- Kryen detyra ligjore lidhur me çështjet statutare të UP brenda juridiksionit të fakultetit;
- Harton shkresa dhe akte tjera normative në nivel të shkallës së parë lidhur me padi, vendime, ankesa dhe parashtresa etj.;
- Administron dhe menaxhon dokumentacionin e fakultetit;
- Harton dhe kontrollon kontratat për palët e treta në koordinim me drejtorin e Institutit;
- Kujdeset për zbatimin e drejtë të rregulloreve të miratuara nga Këshilli i fakultetit;
- Koordinon punën e shërbimeve administrative dhe ndihmëse të fakultetit;
- Kryen detyra tjera të urdhëruara nga Dekani.