Më 15 Nëntor 2024, FIM nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Muqa Solar. Muqa Solar është kompani private e cila merret me projektimin, shitjen, montimin dhe instalimin e sistemeve solare fotovoltaike dhe termike nga një staf i kualifikuar dhe me eksperiencë.
Kjo marrëveshje shënon vënien e bashkëpunimit në vazhdën e zotimit të përforcimit të lidhjes së fakultetit me industrinë, që pritet të sjellë dobi të shumta si për studentët poashtu edhe në përfitimet e fakultetit nga projektet e efiçiencës së energjisë.
Kompania Muqa Solar ishte mbështetësi kryesor në projektin e fakulteteve teknike për energji solare dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme i cili ka filluar të implementohet ditë më parë.
Ndër zotimet kyçe që të dy palët janë zotuar se do të përpiqen ti implementojnë në përpikmëri janë:
- Praktikë me pagesë për studentë 5-10 brenda vitit, me pagesë bruto 350 € dhe 2-3 ditë pun brenda javes,
- Spozorim i aktiviteteve akademike shkencore, kulturore, rekreative etj. në vlerë prej 750 euro brenda viti,
- Sponzorim i udhëtimit për një pjesëtar të stafit akademik duke filluar menjëherë, në vendet e BE-së nëpër kompani me veprimtari përafërsisht të njejta me kompaninë Muqa Solar
- Vizita studimore me studentë dhe staf në projektet të cilat janë realizohen nga Muqa Solar
Frytet e para të marrëveshjes FIM-Muqa Solar, veç se i patëm që në ditën e parë, pasi studentja Elira Morina nënshkroi marrëveshje për fillimin e praktikës me pagesë në Muqa Solar, për të cilën paraqet një fillim në rrugëtimin e saj professional.