Marrëveshje bashkëpunimi e Fakultet të Inxhinierisë Mekanike – Swisscontact Promoting Private Sector Employment

17 Mars 2023
SHARE

Me datën 20.02.2023, ora 10:30 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Swisscontact.

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet palëve të interesit me përfaqësuesit:

  • Prof. dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
  • PhD. Fisnik Reçica, Swisscontact Promoting Private Sector Employment

Swisscontact-i dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike sot kanë nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit me qëllim të ofrimit të ekspertizës profesionale në mirëmbajtjen e rregullt dhe sigurinë e produkteve turistike (si zip-line, lojëra me litarë, litarë të teleferikut, parqet e aventurave, etj.) në mbarë Kosovën.

Për të siguruar zgjidhjen afatgjate për sigurinë e produkteve turistike të zhvilluara aktualisht në Republikën e Kosovës, Swisscontact ka sponsorizuar hartimin e bazës ligjore të detyrueshme për mirëmbajtjen dhe inspektimin e këtyre produkteve turistike qe po hartohet nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë.

Swisscontact fuqishëm po e mbështet FIM-in për ngritjen e kapaciteteve në inspektim profesional të produkteve turistike në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare.