Me datën 20.02.2023, ora 11.00 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Termokos-it.
Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet palëve të interesit me përfaqësuesit:
- Prof. Dr. Ahmet Shala, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
- Dr.sc. Fisnik Osmani, Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A
Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim kornizën bashkëpunuese në zhvillimin dhe ngritjen profesionale si për stafin e ngrohtores dhe angazhimin e studentëve në pjesën praktike në kuadër të Termokos-it.
Në takim ishin edhe pjesëmarrësit tjerë të stafit dhe menaxhmentit, Prof.Asoc.Dr. Afrim Gjelaj (Prodekan), Prof.Asoc.Dr. Xhevahir Bajrami (Prodekan) si dhe anëtari i Këshillit Drejtues të UP-së MSc. Rifat Krasniqi.
![](/desk/inc/media/7B0604E2-61AC-4B41-862A-A8399F3186F4.jpg)
![](/desk/inc/media/FE7E55CF-D1FD-4CA7-9644-65FC4B3A4839.jpg)
![](/desk/inc/media/94C06CF9-835D-475F-A0B4-05781F2CCB62.jpg)