Studentët e Departamentit të Komunikacionit dhe Transportit realizuan vizitë studimore në kompanin e sigurimeve Scardian

16 Prill 2026
SHARE

Studentët nga Departamenti i Komunikacionit dhe Transportit, në kuadër të vizitës studimore, vizituan njërën ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve në vend, Scardian.

Ata u pritën nga drejtori i Departamentit të Dëmeve, Ing. Bujar Kaqamaku, nga menaxheri i dëmeve materiale MSc. Guxim Kamberi i cili është edhe i angazhuar në FIM, dhe nga Ing. Dorajet Shabani. Të tre janë inxhinierë të Komunikacionit dhe Transportit, të diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i Komunikacionit, ata ndanë përvojat e tyre profesionale me studentët.

Gjatë vizitës, studentët u njohën nga afër me procesin e vlerësimit të aksidenteve dhe dëmeve, si dhe me rolin e inxhinierëve të komunikacionit në këtë sektor.

Studentët u shoqëruan nga Prof. Asoc. Ramadan Duraku dhe Ass. Rifat Krasniqi.

Në këtë sektor në vendin tonë, pra në kompani të sigurimeve, si inxhinierë punojnë rreth 100 profesionistë nga fusha e Komunikacionit dhe Transportit. Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e inxhinierëve, duke filluar nga vlerësimi i përgjegjësisë në aksidente, deri te vlerësimi i dëmeve dhe detyra të tjera profesionale në këtë fushë.

Falënderojmë menaxhmentin e kompanisë së sigurimeve Scardian për gatishmërinë e shprehur për të vazhduar bashkëpunimin në përgatitjen profesionale të studentëve, përmes realizimit të praktikave 
profesionale në këtë kompani.