Më date 02.04.2026, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të Departamentit Termoenergjetikë dhe Energji e Ripërtëritshme, me profesorët Prof.asoc. Bedri Dragusha, shef i deparamentit dhe Prof.asst. Drenusha Krasniqi Alidema, vizituan Ngrohtorën e qytetit në Prishtinë, ku u pritën nga udhëheqësi i Divisionit të Makinerisë Blerim Morina.
Gatë vizitës, studentët panë nga afër funksionimin e sistemit të ngrohjes në largësi, pajisjet kryesore si këmbyesit e nxehtësisë, sistemin e pomave dhe sistemin e manipulimit dhe monitorimit të nënstacioneve termike.
Më gjerësisht u analizua së bashku nënstacioni i Bregut të Diellit përmes sistemit softuerik ‘‘SCADA’’.
Shprehim mirënjohjen për stafin e Termokosit për mikpritjen dhe përvojën e veҫantë për studentët tanë.


