Me datë 4.11.2025, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, programi studimor Komunikacion dhe Transport, niveli Bachelor dhe Master, së bashku me Prof. Dr. Arbnor PAJAZITI dhe Prof. Asist. Dr. Gëzim Hoxha kanë realizuar një vizitë profesionale në ambientet e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK).
Nga kjo vizitë studentët patën mundësinë të njoftohen me zhvillimet më të reja të Sistemeve Inteligjente për monitorimin e lëvizjes së automjeteve dhe të njerëzve në pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe të pasagjerëve në Aeropotin Ndërkomëtar “Adem Jashari”.
Menaxhmenti i FIM-it dhe studentët shprehin falënderimet më të mira për pritjen dhe sqarimet që i dhanë organizatorët e këtij eventi, e veçanërisht i falenderohemi Major Ali Aliu për mundësinë e realizimit të vizitës në QKMK.
