Është realizuar vizita në hapësirat ngrohtores së qytetit “Termokos” me studentët e nivelit master dhe profesorët Prof.Asoc.Dr. Bedri Dragusha, Prof. Asst. Dr. Drilon Meha dhe Asst.Dr. Arlinda Bresa. Aty u njoftuan me praktikat e procesit të punës së ngrohjes në largësi përmes kogjenerimit, sfidat dhe mundësitë e termofikimit dhe rrjetave termike. Studentët patën rastin të shohin këmbyesit e nxehtësisë me pajisjet përcjellëse, sistemin e monitorimit dhe menaxhimit automatik të rrjetit termik, rezervuarët për ruajtjen e energjisë termike, etj.
Falenderojmë zyrtarët e kompanisë Termokos për mirëpritjen dhe informatat e dhëna gjatë kësaj vizite.
25.10.2024