Raporti i vizitës në objektin e ri të FSHMN-së

20 Nëntor 2024
SHARE

Më 15 nëntor 2024, studentët e vitit të tretë Bachelor dhe të vitit të parë Master, nën shoqërimin e profesorëve Prof. Dr. Rexhep Selimaj dhe Assist. Dr. Arlinda Bresa, vizituan objektin e ri të Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore. Gjatë kësaj vizite, ata u njohën me sistemet e kondicionimit të ajrit të instaluara në këtë objekt, duke përfshirë mënyrën e projektimit të këtyre sistemeve, si dhe sfidat teknike dhe praktike të hasura gjatë procesit të instalimit.

Falënderojmë inxhinierët Anesa Kelmendi, Florim Osmani, Hajdin Kastrioti dhe Hekuran Veseli, për mirëpritjen dhe diskutimet.