Me datë 12.11.2024, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, programi studimor Komunikacion dhe Transport, niveli Bachelor, viti i tretë, së bashku me Prof. Dr. Arbnor PAJAZITI kanë realizuar një vizitë profesionale në ambientet e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK).
Nga kjo vizitë studentët patën mundësinë të njoftohen për së afërmi me funksionimin e Sistemeve Inteligjente për monitorimin e lëvizjes së automjeteve dhe të njerëzve në pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe të pasagjerëve në Aeropotin Ndërkomëtar “Adem Jashari”.
Menaxhmenti i FIM-it dhe studentët shprehin falënderimet më të mira për pritjen dhe sqarimet që i dhanë organizatorët e këtij eventi, e veçanërisht i falenderohemi Major Ali Aliu për mundësinë e realizimit të vizitës në QKMK.