Raport lidhur me vizitën studimore në Qendrën e Kontrollit Teknik të automjeteve “Dilloni Benz”

13 Maj 2024
SHARE

Studentët e vitit të tretë Departamenti Dizajn Inxhinierik dhe Automjete në kuadër të lëndës "Eksploatimi dhe mirëmbajtja e automjeteve", kanë vizituar Qendrën e kontrollit teknik së bashku me Profesorin e lendes Naser Lajqi, ku edhe janë bërë kontrollet e veturës së markës Gjermane Daimler Benz 212. Vizita ka filluar në ora 12:30 dhe ka mbaruar në 15:30.

Gjatë vizitës studimore është përcjell procedura e kontrollit të një automjeti. Kontrollat e bëra ne automjet përfshijnë gati se të gjitha veprimet qe parashihen sipas Udhëzimit Administrativ për kontrollin teknik të veturës në vendin tonë.

 Fillimisht është bërë inspektimi i Numrit identifikues të automjetit (VIN shenjës) -numrit të shasisë, më pas me anë të përshkrimit edhe në librezën e veturës nga ana vizuale është bërë edhe verifikimi i saj. Përmes pajisjeve janë bërë matjet e masave të boshteve të përparme dhe të pasëm, testimi i amortizatorëve, testimi i frenit parkues dhe punues (ndalues), gjithashtu janë bërë edhe testimet e emisionit të gazrave dalëse dhe kontrolli i dritave përmes Regloskopit.

 Falënderojmë kompaninë 'Dilloni Benz' dhe stafin për mikpritjen dhe punën e bërë për sqarimet dhe përshkrimin e procedurave të kontrolleve teknike.

Në vazhdim përmes fotografive janë prezentuar veprimet e bëra në automjet.