Studentët e nivelit Master të programit Komunikacion Rrugor, në përmbushje të objektivave të lëndës Mobiliteti Urban, realizuan vizitë studimore në ndërmarrjen publike “Trafiku Urban” në Prishtinë. Nga kryeshefi i ndërmarrjes z. Burim Maraj dhe inxhinierët Kujtim Berbatovci dhe Astrit Zejnullahu, studentët u njoftuan me procesin menaxhues dhe objektivat strategjike të ndërmarrjes për zhvillimin, promovimin dhe krijimin e lehtësirave në përdorimin e transportit urban, sistemet operative, sistemin e planifikuar inovativ të integruar të biletimit si dhe menaxhimin e sistemit të shërbimeve të transportit publik në përgjithësi. Po ashtu me inxhinierët e trafikut, studentët diskutuan në lidhje me implementimin e masave të planifikuara nga plani i mobilitetit të qëndrueshëm urban të Prishtinës të cilat përfshijnë fushën e transportit urban .