PJESMARRJA NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ NË KROACI TË PROFESORËVE TË FIM

18 Korrik 2023
SHARE

Prof.dr. Naser Lajqi, Prof.dr. Ilir Doçi dhe Prof.asoc. Shpetim Lajqi, në muajin korrik 2023, në kuadër të Projektit Erasmus+ për mobilitet të stafit akademik ishin në Varazdin të Kroacisë.

Mobiliteti u realizua në Universitetin Sjever (North) të Varazdinit në Kroaci. Këtu morrën pjesë si profesorë vizitorë, ku diskutuan për programet mësimore, metodat e mësimdhënies, format e trajnimit të stafit akademik si dhe u shkëmbyen përvojat për qështjet shkencore-hulumtuese dhe organizative të Fakulteteve dhe për projekte konkrete të bashkëpunimit.

Profesorët patën takime me menaxhmentin e Universitetit, me profesorët e Fakulteteve, vizituan laboratorët, sallat e mësimit, si dhe morëm pjesë në një hulumtim në terren.

U arrit pajtimi që do të vazhdohet bashkëpunimi, mobilitetet akademike, dhe këmbimi i përvojave akademike.

Aktiviteti i profesorëve të FIM në kuadër të Erasmus+ u publikua edhe në web faqe të Universitetit Sjever: https://www.unin.hr/category/erasmus_novosti/