Vizitë pune e studentëve të TER në kuadër të kompanisë UNISOLAR

14 Qershor 2023
SHARE

Studentët e vitit të tretë të nivelit Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Departamenti “Termoenergjetika dhe Energjia e Ripërtritshme”, në kuadër të lëndëve që ndërlidhen me fushën e energjisë së ripërtrirshme përkatësisht me energjinë solare, panelat solare, sistemet fotovoltaike, përdorimin e teknologjive të gjelbërta dhe ruajtjen e ambientit, më datë 13/06/2023, vizituan dy pika të projekteve të instaluara nga kompania Unisolar: CADI SH.P.K dhe Restoranti Natyral. Vizita u organizua nën udhëheqjen e Prof. dr. Rexhep Selimaj dhe Prof. Ass. Dr. Drilon Meha.

Nga përfaqësuesit e kompanisë, studentët u njoftuan në lidhje me sistemet, pajisjet, instalimet ndërlidhëse si dhe me funksionimin e tyre, mundësitë e shpërndarjes tek përdoruesit industrialë, tregtarë dhe rezidencialë, e po ashtu edhe për sfidat, format e mirëmbajtjes, garancinë e tyre, përllogaritjen e kostos së vendosjes së paneleve fotovoltaike – kostos së shpenzimit dhe kohën e mbulimit të investimit.

Falënderojmë të gjithë ekipin nga kompania “UNISOLAR” për kontributin e tyre, e në veçanti inxhinierët: Z. Bujar Guci dhe Z. Kadri Krasniqi, për gatishmërinë dhe për prezantimin e të gjitha punëve rreth instalimeve të sistemeve fotovoltaike, për rëndësinë ekonomike të përdorimit të tyre, duke marrë për bazë kushtet klimatike të Kosovës, dhe energjinë fotovoltaike si energji e lirë, e qëndrueshme, e pastër, dhe si bazë investimi në shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme përkatësisht në kursimin e energjisë dhe në ruajtjen e mjedisit.