Studentët e vitit të parë të nivelit Master dhe ata të vitit të tretë të nivelit Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike – Departamenti “Termoenergjetika dhe Energjia e Ripërtritshme”, në kuadër të lëndëve “Sistemet e kondicionimit të ajrit” dhe “Ventilimi dhe klimatizimi”, me datë 19/05/2023 vizituan Sistemet e ngrohjes, ventilimit dhe të klimatizimit të ajrit (NVKA) në objektin e Prishtina Mall, nën udhëheqjen e Prof. dr. Rexhep Selimaj dhe Mr. Sc. Arlinda Bresa.
Studentët, nga përfaqësuesi i kompanisë së instalimeve dhe të mbikëqyrjes së sistemeve NVKA në Prishtina Mall, u njoftuan në lidhje me sistemet, pajisjet, instrumentet matëse dhe kontrolluese, dhe me instalimet tjera ndërlidhëse dhe me funksionimin e tyre. Falënderojmë kryeinxhinierin dhe projekt menaxherin Xhevat Mavriqi nga kompania “Install Engineering”, për gatishmërinë dhe për prezantimin e të gjitha punëve rreth instalimeve të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe të klimatizimit të ajrit në qendrën e Prishtina Mall.