RAPORTI I VIZITËS STUDIMORE NË TERMOCENTRALIN KOSOVA B

17 Maj 2023
SHARE

Studentet e vitit te tretë të nivelit Bachelor ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike Departamenti i Termoenergjetikës dhe Energji e Ripërtëritshme në kuadër të lëndës “Stabilimentet Termoenergjetike”, me datë 16.05.2023 vizituan Termocentralin Kosova B, në Obiliq, nën udhëheqejen e  asistentes Arlinda Bresa.

Nga inxhinierët udhëheqës të termocentralit, studentët u njoftuan me procesin e punës së njësive prodhuese të termocentralit duke përfshirë këtu edhe informata të detajuara rreth pjesëve kryesore të një blloku siç janë turbina e avullit, gjeneratori elektrik, kulla ftohëse, sistemi i përpunimit të ujit etj.

Falënderojmë inxhinierët udhëheqës Arben Avdiu dhe  Donjeta Sogojeva për pritjen, sqarimet dhe kohën e tyre gjatë kësaj vizite.