Dr. Bukurije Hoxha, Profesor asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës si dhe Prodekane për Mësim, Cilësi dhe Çështje të Studentëve, përfundon me sukses studimet e post-doktoratës në Universitetin James Madison në SHBA në kuadër të programit Fulbright Visiting Scholar.
Dr. Hoxha, ka qëndruar në James Madison University nga data 15.01.2026 deri më 15.04.2026 nën mbikëqyrjen e Prof. Dr. Jonathan J. Miles, i cili në të njëjtën kohë është edhe drejtor ekzekutiv i Qendrës për Avansimin në Energjinë e Qëndrueshme dhe ka punuar në projektin e saj kërkimor “Wind farm design and layout optimization by reducing wake effect”. Po ashtu, është angazhuar edhe në dy projekte tjera shkencore në fushën e energjisë së erës të cilat mbështeten nga Departamenti i Shtetit. Të dyja këto projekte janë nën mbikëqyrjen e mentorit të saj dhe janë të bazuara nën Strategjinë e Clean Viginia.
Si rezultat i hulumtimit të realizuar, ajo do të marrë pjesë në tri konferenca ndërkombëtare si dhe është në proces të hartimit të dy punimeve shkencore ku do të prezantojë rezultatet e hulumtimit të saj. Si rrjedhojë e bashkëpunimeve të arritura nga viti i ardhshëm akademik do të jetë pjesë e realizimit të përbashkët të lëndës në Menaxhimin e Energjisë në nivelin Baçelor, si lëndë e përbashkët në James Madison University dhe Boston College dhe në të ardhmen me Universitetin e Prishtinës, gjegjësisht Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
