Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike njofton studentët dhe stafin se më datë 31.03.2026 ora 10:00 salla 440 do të organizohet një ligjëratë e hapur me temë:
“Sesion informativ për Metrologjinë në Republikën e Kosovës”
Ligjërata do të mbahet nga:
- MSc. Ing. Bujar Istogu, Drejtor i Metrologjisë Shkencore dhe Industriale në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës
- MSc. Ing. Avdullah Jasiqi, Udhëheqës i Divizionit të Forcës dhe Presionit në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës
Ftohen të gjithë studentët dhe të interesuarit të marrin pjesë.

