Njoftohen të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master se afati për paraqitjen e Vlerësimit Paraprak II për vitin akademik 2025/2026 do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) sipas datave në vijim:
Afati i paraqitjes në SEMS:
01 prill 2026 – 15 prill 2026, ora 16:00
Kushtet e paraqitjes:
Studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në dy lëndë (provime).
Terminet e mbajtjes së provimeve:
29 prill 2026 – Provimet tek
30 prill 2026 – Provimet çift
Duke filluar nga ora 13:00
Informacion shtesë:
SEMS-i do të mbetet i hapur deri më 15.05.2026 për evidentimin e notave (notim).
Studentët luten që paraqitjen ta kryejnë brenda afatit të caktuar.
Dekanati i FIM-së