Dekani i Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Mirlind Bruçi, së bashku me Prodekanen Arlinda Alimehaj Rrecaj, pritën në takim znj. Kleoniki Kipourou, Zëvendësdrejtore e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Prishtinë.
Takimi, i mbajtur në ambientet e FIM, shërbeu për diskutime konstruktive mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet FIM–Universiteti i Prishtinës dhe institucioneve universitare të Greqisë, si dhe më gjerë. Në fokus të diskutimit ishin shkëmbimi akademik i stafit dhe studentëve, organizimi i ligjëratave të përbashkëta, bashkëpunimi në projekte kërkimore dhe zhvillimi i partneriteteve me industrinë.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të veprimtarisë akademike dhe kërkimore të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.