📢 Njoftim për Regjistrimin e Semestrit Veror 2025/26

11 Shkurt 2026
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e të gjitha niveleve të studimit se afati për regjistrimin e semestrit veror të vitit akademik 2025/26 do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) nga:

📅 11 shkurt 2026 – 27 shkurt 2026

🔹 Gjatë kësaj periudhe, studentët që nuk e kanë regjistruar semestrin dimëror brenda afatit të përcaktuar, dhe të cilëve u është lejuar vazhdimi i kohëzgjatjes së rregullt të studimeve sipas vendimit të Senatit, kanë mundësi të regjistrojnë të dy semestrat e vitit akademik 2025/26.

📌 Studentët luten që regjistrimin ta kryejnë brenda afatit të caktuar përmes SEMS.