Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof. Mirlind Bruçi, dje me date 20.01.2026, ka ndarë një mirënjohje për Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A., z. Kastriot Bllaca, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ndërmarrja ka ofruar për stafin dhe studentët e këtij fakulteti.
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv, z. Kastriot Bllaca, ka falënderuar dekanin prof. Mirlind Bruçi për gjithë respektin dhe mirënjohjen e ndarë. Ai është zotuar se bashkëpunimi i gjatë dhe i frytshëm me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, jo vetëm për projektet e shumta të përbashkëta, por sidomos për ndarjen e 15 bursave për çdo vit për studentët e dalluar të fakulteteve teknike të Universitetit të Prishtinës, do të vazhdojë edhe më tutje.
Dekani prof. Mirlind Bruçi vlerësoi lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet NP “Termokos” dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, duke u shprehur shumë mirënjohës për kontributin dhe përkrahjen që ndërmarrja ka ofruar në zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve shkencore dhe akademike, në mbështetje të stafit dhe studentëve të FIM.
Gjatë takimit, Kryeshefi Bllaca dhe dekani Bruçi diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e energjisë, efiçiencës dhe avancimit energjetik, si dhe për aplikimin e teknologjive bashkëkohore në sistemet e ngrohjes qendrore. U theksua se realizimi i projekteve kapitale me rëndësi të veçantë zhvillimore për vendin është i ndërlidhur ngushtë me bashkëpunimin ndërinstitucional.
Në përfundim, palët shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin dhe intensifikimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen, me synim avancimin e sektorit

