Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka miratuar Rregulloren e Brendshme për Pronësinë Intelektuale, e cila krijon një kornizë të qartë ligjore për rregullimin, mbrojtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin por edhe nxitjen e krijimtarisë shkencore, kërkimore dhe inovative të stafit akademik dhe studentëve.
Kjo rregullore rregullon të drejtat dhe detyrimet lidhur me shpikjet, patentat, projektet kërkimore, softuerët dhe çdo krijim tjetër intelektual të zhvilluar në kuadër të Fakultetit, si dhe përcakton procedurat për mbrojtjen dhe komercializimin e tyre.
Rregullorja ofron përfitime të drejtpërdrejta për stafin dhe studentët, duke nxitur inovacionin, kërkimin e aplikuar dhe bashkëpunimin me industrinë. Një vëmendje e veçantë i kushtohet studentëve, të cilëve u krijohen mundësi që idetë, projektet dhe punimet e tyre të shfrytëzohen për krijimin e startup-eve dhe spin-off-eve, duke i kthyer rezultatet akademike në produkte dhe shërbime konkrete.
Rregullorja e Brendshme për Pronësinë Intelektuale