Tiranë — Dekani i FIM, Mirlind Bruçi, së bashku me stafin menaxhues të fakultetit, zhvilluan një takim pune me stafin menaxhues të FIM në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT). Takimi u përqendrua në zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor në kuadër të programeve Horizon Europe dhe Erasmus+, me theks të veçantë në fushën e energjisë.
Gjatë diskutimeve, palët identifikuan fusha prioriteti si tranzicioni i gjelbër, eficienca energjetike, energjitë e rinovueshme dhe dixhitalizimi i proceseve industriale. U ra dakord të koordinohen aplikime të përbashkëta në thirrje ndërkombëtare, si dhe të fuqizohen shkëmbimet akademike të stafit dhe studentëve.
“Fokusi ynë është të kthejmë partneritetet në rezultate konkrete: projekte kërkimore me impakt, laboratorë të përbashkët dhe programe mobiliteti që rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit,” u shpreh Mirlind Bruçi, Dekan i FIM.