Të nderuar, Unë propozoj këto dy pika, të cilat do të ndihmojnë dukshëm punën në terren: Në ID të shtypet edhe vendvotimi, në mënyrë që të lehtësohet puna në terren për identifikimin e vendvotimeve. Pasi të jenë të dhënat në sistem, të krijohet mundësia që të printohen: kontrata, deklarata nën betim dhe kodi i mirësjelljes.

01 Tetor 2025
SHARE

Të dashur maturantë dhe studentë,

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs plotësues për nivelet e studimeve bachelor e master në vitin akademik 2025/’26.

Me këtë konkurs UP-ja synon të pranojë 745 studentë të rregullt në nivelin bachelor. 12 për qind e këtyre studentëve do të jenë nga komunitetet joshumicë, 2 për qind nga Shqipëria, Maqedonia dhe Presheva, Bujanovci e Medvegja dhe 1 për qind nga Mali i Zi. Në nivelin master do të pranohen 587 studentë të tjerë.

Aplikimi për konkursin plotësues në nivelin bachelor mund të bëhet në platformën http://apliko.uni-pr.edu. Konkursi është i hapur nga 30 shtatori deri më 2 tetor 2025, në orën 16:00. Edhe për nivelin master, kandidimi bëhet në të njëjtën platformë, por konkursi për këtë nivel studimi zgjat nga 30 shtatori deri më 7 tetor 2025, në orën 14:00.

Detajet e konkurseve bachelor e master dhe fakultetet ku ka ende mundësi pranimi e vende të lira, mund t’i gjeni në vegëzat në vijim:

Konkursi i nivelit bachelor

Konkursi i nivelit master

Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

Ky universitet është më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat e njohura ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.